MENU
klinika

Referendumi në Maqedoni

Zaev: SHBA po na mbështet pa kompromis

21.09.2018 - 18:14

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me zv/presidentin amerikan Mike Pens ka përsëritur qëndrimin se vendi e ka mbështetjen e pa kompromis të Shteteve të Bashkuara për zbatimin e referendumit të suksesshëm. Zaev dhe Pens kanë biseduar edhe për nevojën e dialogut politik në vend si dhe nevojën që opozita të mbështes proceset.

Zaev nga Uashingtoni theksoi se ka marrë premtimin e njeriut të dytë të SHBA-së që anëtarësimin e Maqedonisë në NATO ta festojnë bashkë në Shkup.

Me zv/presidentin Pens folëm për aktivitetet tona për referendum të suksesshëm më 30 shtator, si hap i rëndësishëm që do të na sigurojë pjesëmarrjen në strukturat euroatlantike. Bëmë thirrje që të gjithë liderët politik, përfshi edhe opozitën të rreshtohen në misionin tonë për të ardhmen, për konsolidimin e aspiratave tona euroatlantike, për paqe, stabilitet dhe prosperitet mes gjithë kombeve anëtare të këtyre familjeve” – deklaroi kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi si historik dhe vendimtar referendumin e 30 shtatorit, duke potencuar nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe zbatimin me përpikëri të reformave prioritare.

Gjatë takimit, zv/presidenti Mike Pens dhe kryeministri i Maqedonisë Zaev biseduan për hapat e ardhshëm në drejtim të zbatimit të marrëveshjes, duke përfshirë edhe referendumin e 30 shtatorit dhe rëndësinë e pjesëmarrjes masive të qytetarëve në votimin e referendumit, në këtë situatë kritike për të ardhmen e vendit, njofton Shtëpia e Bardhë.

Vizita e Zaev në Uashington vjen pak ditë pas vizitës së njeriut të parë të Pentagonit, Xhim Mattis i cili gjatë qëndrimit tij në Shkup, votën në referendum e vlerësoi si votën më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë moderne.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’