MENU
klinika

Rrezikojnë jetën banorët

Zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia: Po afrohet pranë banesave!

29.09.2018 - 13:41

Situata e zjarreve në Fushë-Arrëz po del jashtë kontrollit. Përfaqësues të Bashkisë kanë bërë apel për ndërhyrje nga ajri, pasi flakët po iu afrohen shtëpive të banimit.

Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.

Zjarri ka përshirë  sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit,  ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.

“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha  nënkryetari i bashkisë, Ndue Doda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN