“Sot, në Shqipëri ka më pak të papunë për shkak të reformave të marra nga qeveria shqiptare por kryesisht edhe nga arsimimi profesional”.
Zëvëndëskryeministrja Senida Mesi vijon të këmbëngule se niveli i papunësisë në vend ka rënë me 10% dhe tashmë ka nisur edhe punësimi i brezit të ri në administratë. E pyetur për largimin e të rinjve, ajo tha se ky fenomen ka prekur shumë shtete të Evropës dhe jo vetëm Shqipërinë.
“Rinia po largohet edhe nga shtete të tjera të europës dhe jo vetem nga Shqipëria. Emigrimi është pjesë e jetës prandaj nuk duhet politizuar. Qeveria jonë po punon në mënyrë që të rinjtë shqiptarë të jene profesionist dhe kështu po ndodh. Shkollat profesionale dhe zyrat e arsimit profesional po çertifikojnë të rinj të cilët mund të punojnë në Shqipëri dhe kudo. Problemi ynë është fakti se Shqipëria ka nevojë për inxhinier, fizikant apo biolog dhe nga këto dege, universiteti nuk prodhon pasi nuk ka interes. E kundërta ndodh me juridikun, mësuesinë etj qe ka të rinj pafund të diplomuar por nuk ka vende pune”.
Më tej, Mesi foli edhe për mundësinë e kandidimit të saj në fushatën elektorale për kreun e bashkisë së Shkodrës.
“Këtë nuk e kam në dorë unë. Janë strukturat e partisë Socialiste dhe kryesia që vendosin se kush do të kandidojë. E rëndesishme është që të zgjidhet një figurë e denjë që i përshtatet këtij qyteti dhe neser të bashkëpunojë me qeverine. Shkodra është një qytetme resurse të pafund por ka mundësitë për shumë më teper. Ne po investojmë në por bashkëpunimi me pushtetin lokal nuk ka qënë në nivelet e duhura”.
Zëvëndëskryeministrja Senida Mesi, ish anëtare e këshillit bashkiak të Shkodrës është një ndër emrat e perfolur për të kandiduar për kryebashkiake në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.