MENU
klinika

Idrizi i bashkohet opozitës

Zyrtare/ Idrizi braktis Ramën, konfirmon aleancën me Bashën

16.09.2018 - 12:29

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot marrëveshjen e koalicionit me PDIU, siç ishte paralajmëruar dhe nga lëvizjet e fundit.

Ka qenë vet kryetari i PD-së Lulzim Basha që ka pohuar këtë lajm.

Pak pas takimit me kryetarin e PDIU, Basha në një deklaratë për mediat i uroi mirëseardhje në aleancë Shpëtim Idrizit.

Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. Të largomë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave.

Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë”, -tha Basha.

Nga ana tjetër Idrizi tha se përballë një mazhorance arrogante duhet një opozitë e fortë.

“Sot patëm një diskutim me zotin Basha për të vlerësuar prioritetet reciproke të programeve tona. PDIU ka qenë në opozitë, sot është pjesë e opozitës së bashkuar. Përballë një mazhorance arrogante dhe braktisjes së shqiptarëve, ne kemi nevojë për një opozitë të fortë që të ketë alternativën e saj për të dalë nga ky tranzicion i tejzgjatur për t’u dhënë shpresë shqiptarëve.”- tha Idrizi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Idrizi njoftoi shkëputjen e koalicionit me PS. Pas këtij hapi nuk vonoi edhe oferta e Bashës, i cili nga Durrësi ftoi Idrizin që të ishte pjesë e nismës së opozitës për të larguar Ramën nga pushteti.

Basha në deklaratën e përbashkët për shtyp në prani të aleatit të ri Shpëtim Idrizi, tha se kjo marrëveshje nuk cënon PBDNJ. Ai tha se nuk do të punohet kundër interesave të minoritetit grek.

“Froni i bashkuar nuk drejtohet nga asnjë forcë, por është platforma e duhur për të përfaqësuar interesat e të gjitha partive të opozitës. PD është platforma më parimore e avancimit të çështjeve parimore. Bashkëpunimi me PDIU nuk drejtohet kundër interesave të minoriteti grek, por është vlerë e shtuar për të kontribuar realisht dhe rracionalisht në avancimin e standardeve të PD, duke përfshirë dhe PDIU. Ky është qëndrimi që kam ndarë dhe me PBDNJ”, tha Basha.

Ndaj sot dy liderat zyrtarizuan marreveshjen.

Vijon…

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!

“I ka kapur telefonin, i pa video me të dashurën”

Vëllai i Alma Arrazit rrëfen bisedën e fundit me të motrën