MENU
klinika

Atmosferë Halloween-i!

10 libra të frikshëm që “do t’iu tmerrojnë” këtë muaj!

13.10.2018 - 13:08

Për të gjithë të apasionuarit e librave, sidomos për ata që pëlqejnë frikën dhe horrorin, kanë mundësi të lexojnë plot 10 libra të frikshëm, dedikuar muajit të Halloween-it.

Çdokush mund të zgjedhë librin e tij të preferuar. Dëshironi të qëndroni në shtëpi dhe të lexoni apo doni të frymëzoheni nga historitë e librave dhe të tmerroni miqtë, kjo mbetet në dorën tuaj.

Më poshtë po iu japim një tablo të 10 librave më të frikshëm:

Gruaja me të zeza – Susane Hill (1983)

Ju mund të keni parë një prodhim të shkëlqyer të skenave të filmit, me Daniel Radcliffe, por fatkeqësisht, ato nuk përputhen me novelën origjinale të Susan Hill e cila flet për një spektër të mallkuar që fshihet në Shtëpinë e Eel Marsh. Lexoni më mirë në një karrige…

Rrotullimi i kaçavidës – Henry James (1898)

Novela e gjallë e Henry James tregon për disa zhurma të çuditshme gjatë natës dhe sigurisht që nuk ka asnjë kalorës pa kokë; vetëm një ndjenjë në rritje e shqetësimit, pasi kujdestarja e një shtëpie fillon të dyshojë për diçka të pazakontë rreth Milës dhe Florës, fëmijëve nën kujdesin e saj.

Shtëpia e gjetheve – Mark Z Danielewski (2000)

Romani i Mark Z Danielewski është në thelb një meditim inteligjent mbi dashurinë, por mos u mashtroni. Proza eksperimentale ka një efekt disorientues, duke i lejuar autorit të manipulojë lexuesit e tij.

Prezantimi fillon: “Unë ende kam ankthe të këqija. Në fakt i përjetoj aq shpesh saqë jam mësuar me to”. Deri në fund, ju mund të keni krijuar një simpati për autorin.

I bezdisshmi i shtëpisë Hill- Shirley Jackson (1959)

Pse mjekët këmbëngulin në vizitën e largët, duke ndaluar nëpër shtëpi në kërkim të mbinatyrshmes? 

Gjithmonë përfundon me tmerr. Ndikimi i madh i Henry James, rrëfimi i tmerrshëm i Shirley Jackson është konsideruar me të drejtë si një nga historitë më të mëdha të fantazive të shekullit të 20-të, duke krijuar frikë nëpërmjet ndarjes psikologjike të karakterit.

Rënia e Shtëpisë së Usherit – Edgar Allan Poe (1839)

Ju mund t’i merrni gati pothuajse të gjitha veprat gotike të Edgar Allan Poe-s dhe ta gjeni veten tërësisht të tronditur, por ‘Rënia e Shtëpisë së Usherit’ renditet ndër më të mirat e veprave të tij. 

“Klaustrofobik nervor”, “retë e varura nëpër qiell”, kjo përrallë e Roderick Usher dhe motrës së tij të vdekur, ka një nga fundet më të hidhura të çdo historie fantazmë.

Historitë e fantzmave të Edith Wharton (1937)

Fituese e Çmimit Pulitzer (1921) dhe e nominuar tre herë për Çmimin Nobel në Letërsi (1927, 1928 dhe 1930), Edith Wharton nuk mbahet mend kryesisht për koleksionin e saj të fantazmave, por, nëse ju pëlqen të dridheni nga frika, ajo nuk e ka shoqen.

Drakula – Bram Stoker (1897)

Karakteri më i famshëm i Bram Stoker ka ardhur si një njeri vampir nga adaptimet e dobëta televizive. Frymëzimi i kësaj figure vjen nga krijesa e lakuriqit të natës i cili si ushqim përdor gjakun e krijesave të tjera.

Histori fantazmash – Peter Straub (1979)

Nëse titulli nuk ka një imagjinatë të theksuar, romani i gjatë i Peter Straub nuk është i shkurtër përsa i përket krijimtarisë. Duke u kthyer pas mes dekadave, Straub shpjegon pasojat e tmerrshme të një serie tregimesh fantazish, të përjetuara dikur nga një grup shokësh.

Pesëdhjetë vjet më vonë, asnjë prej tyre nuk i ka shpëtuar kthetrave të së kaluarës.

Shtatë përralla Gotike – Karen Blixen (1934)

Botuar nën pseudonimin Isak Dinesen, këto tregime gotike janë më shumë sesa thjesht një shfletosje e kapakëve të Edgar Allan Poe. Shkruar në një mënyrë shumë të saktë, të shtata tregimet janë të ndërthurura me njëra-tjetrën, tronditëse dhe të bukura në të njëjtën kohë.

The Cipher – Kathe Koja (1991)

Kjo përrallë e errët dhe e çuditshme flet për një çift që zbulojnë një “vrimë” të zezë misteri e cila ndodhet në banesën e tyre, është befasuese, shpikje groteske: duhet të lexohet për këdo që kërkon diçka ndryshe. “ The cipher” ishte gjithashtu fitues i çmimit Bram Stoker 1991.