30.10.2018 - 11:12
Një bandë shqiptare në Itali, e cila merrej me trafikim kokaine dhe hashashi, u shkatërrua ndërkohë që u ekzekutua urdhër-arresti për 14 persona.
Mes këtyre personave ishte dhe 31-vjeçari Francesco Tiberio La Torre, tashmë i arrestuar prej një viti, djali i bosit Augusto La Torre.
“Ansa” shkruan se banda në fjalë e kishte shtrirë aktivitetin e saj mes Napolit dhe Mondragones.
Francesco Tiberio La Torre ishte arrestuar bashkë me xhaxhain e tij Antonio La Torre, nën akuzën për trafik armësh dhe si dhe pjesëmarrje në klan kriminal. Aktualisht emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk bëhen të ditur.