MENU
klinika

Detajet

20.000 paund të padeklaruara, policia bllokon paratë

21.10.2018 - 13:32

Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë 20.300 paund britanik një shtetasi nga Mati, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.

Kontrolli i imtësishëm u krye në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare, njoftoi Policia e Durrësit.

Sipas të njëjtave burime: Ditën e sotme, është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer Angli, i cili kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.

Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B.D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.

Paratë dyshohet se janë përfitur nga aktiviteti i jashtëligjshëm.

Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20.300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale” .

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin