15.10.2018 - 15:20
Leku humbi lehtë terren në kursin e këmbimit me euron dhe dollarin amerikan. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha e eurozonës u këmbye sot me 125.3 lekë, në rritje të lehtë me 0.07 pikë krahasuar me të premten. Edhe dollari amerikan u forcua pothuajse në të njëjtën masë dhe u këmbye të hënën me 108.19 lekë. Leku arriti të forcohej vetëm kundrejt paundit britanik. Sterlina u këmbye me 142.27 lekë, në rënie me 0.63 pikë krahasuar me të premten.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kursi i këmbimit
Javë pozitive për lekun
Kursi i këmbimit