MENU
klinika

Alion Çaçi

4 ditë të lumtura për shqiptarin

07.10.2018 - 09:33

Një ditë prej ditëve, pasi kisha shkruar lloj-lloj mynxyrash lidhur me fatkeqësitë e vendit tim, ndalova së shtypuri butonat e tastjerës, u mbështeta në karrige, lidha duart pas koke duke parë tavanin dhe pyeta veten: “Po mirë, ne shqiptarët, nuk shohim asnjë ditë të bardhë? Nuk kemi ne data të vitit në të cilat, mbushemi me energji, me guxim, me shpresë për të ardhmen? Nuk kemi asnjë ditë të vetme kur ne, shqiptarët, harrojmë halle e probleme të përditshme, të përhershme?

Dhe, në fakt, kemi më shumë sesa një të vetme. Sipas meje, kemi 4 ditë të tilla në vit të cilat po i listoj sipas ngarkesës pozitive që na përcjellin, nga më e vogla te më e madhja:

4. FTESË NË FESTË
Një pjesë e mirë e të rinjve kryeqytetas ëndërrojnë të prekin pllakat luksoze të hollit të ndonjë hoteli luksoz gjatë ndonjë feste me vipa. Të bëjnë foto, të provojnë apetajzera, emrat e të cilëve as nuk mund t’i ndajnë në rrokje. Duan të dalin nëpër portale për veshjen më të bukur, për buzëqeshjen më vezulluese. E gjitha kjo, për t’u bërë pjesë e një shoqërie të cilës nuk i përkasin. Për të qenë pjesë e një botë të cilës as nuk kanë pse duan t’i përngjajnë. Por, ça s’bën robi për të qenë çik magazinier… dhe, të nesërmen pas festës, mbathin përsëri të njëjtat pantallona normale dhe që, për mua, janë shumë më të bukura sesa fustanet të cilët, u rëndojnë më shumë se kocka dhe sesa gotat e shampanjës që janë më fallco se premtimet e kryeministrit.

3. RRUGË E RE
Pavarësisht se sa të ka mposhtur ky vend, sesa bërryla ke përqafuar me fytyrë për të marrë një copë vend pune, do të jetë një ditë e mirë për ty nëse kthehesh në shtëpi dhe sheh që kanë nisur të shtrojnë rrugën e lagjes. Edhe pse, në shumicën e vendeve të planetit, shtrimi i rrugëve ka përfunduar, te ne është ende një risi’ e cila, na jep shpresë se ky vend do të bëhet. Ndërkohë që, mungojnë ende kushtet bazë të jetesës. Pra, jemi në nivelin -200. Kemi edhe nja 200 kushte elementare për të plotësuar përpara se të arrijmë nivelin 0 dhe të nisin të bëjmë gjëra të reja.

2. DREKË JASHTË TIRANE
Për një shqiptar të mesëm, nëse java e fundit e muajit e disa me disa lekë të mjaftueshme për t’i lejuar vetes edhe një drekë me mish keci të bollshëm në periferi të Tiranës, është një jetë e mirë, një jetë që ia vlen të jetohet në këtë vend. Fundja, kafe, cigare, dhe një drekë e majme vizualisht.

1. LLOTARIA AMERIKANE
Kjo nuk ka nevojë koment. Mjafton rritja e numrit të aplikuesve për të parë sesa shpresë marrin shqiptarët më 3 Tetor të çdo viti.

P.S. Situatat e mësipërme janë, më së shumti, për kryeqytetasit që edhe gënjejnë, edhe na gënjejnë nga një çik… se të jetë për rrethet, shpresa ka vdekur e para.

“Perëndimi i andrrimeve” dhe poezia e Gasper Palit!

Jeta e shkurtër e poetit që jetoi në kohë të pavarësisë

Në momentin e përurimit, ajo kishte rreth 6.000 vëllime në fond

Biblioteka kombëtare, si u pasurua përgjatë viteve!

Pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij

Kush ishte Alfred Nobel?