MENU
klinika

Lëvizja e bujshme

Hyska zbulon arsyen e largimit nga Vizion Plus

03.10.2018 - 10:01

Një nga lëvizjet më të bujshme në “merkaton e verës” në televizionet shqiptare ishte padyshim ajo e Turjan Hyskës, i cili pas shumë vitesh në Vizion Plus, u zhvendos në Tv Klan.

Kjo lëvizje u shoqërua me shumë bujë në mediat shqiptare, ndërsa së fundmi në një intervistë në InTv ka qenë vetë moderatori ai që ka rrëfyer të vërtetat e largimit.

Ai thotë se në Vizion Plus kishte të gjithë komoditetin, por këtë lëvizje e ka parë më shumë si sfidë.

Pas shumë kohësh kam gjetur stimuj të rinj. Unë lëviza nga një vend ku kisha gjithë komoditetin, gjithë mirësinë dhe dashurinë rreth e rrotull. Lëviza për adrenalinë dhe për sfidë, pastaj kur i hyn sfidës gjithmonë ka një risk dështimi, por nuk e kam menduar gjatë, sepse më shumë kam menduar largimin nga Vizioni, sesa të shkuarit në Klan. Kam shkuar 14 vjeç aty dhe aty jam thinjur” -është shprehur Turi.

Turian hysja, orinda

Sa i përket jetës së tij personale, me shaka, Turi është shprehur se po “punon” me tre turne për t’u bërë baba.