MENU
klinika

3,125 paund në orë

Adele “bie nga froni”, këngëtari fiton 75 mijë paund në ditë

09.10.2018 - 17:37

Adele ra nga “froni” si këngëtarja me të ardhurat më të mëdha në planet dhe tashmë ai që renditet i parë është Ed Sheeran, duke u bërë një nga 10 të famshmit më të paguar në botë.

Tani është llogaritur se vetëm të ardhurat e tij të përditshme kapin shifrën e 75,000 paund dhe se gjatë vitit të kaluar ai ka fituar plot 27 milionë funte. 27-vjeçari arriti t’ia kaloi edhe këngëtares së famshme, Adele, e cila deri më tani ishte këngëtarja më e paguar në botë, shkruan DailyMail.

LOS ANGELES, CA – FEBRUARY 15[caption id="attachment_29970" align="alignnone" width="3097"] BERLIN, GERMANY – FEBRUARY 23: Ed Sheeran leaves the ‘Songwriter’ premiere during the 68th Berlinale International Film Festival Berlin at Friedrichstadtpalast on February 23, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Matthias Nareyek/Getty Images)
: Ed Sheeran and Taylor Swift attends The 58th GRAMMY Awards at Staples Center on February 15, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Mazur/WireImage)[/caption]

Gjatë fundjavës, kompania menaxhuese e Ed Sheeranit, publikoi të dhënat e financiare. Biznesi mbajti një qarkullim vjetor prej 36,293,611 paund me një fitim bruto prej 27,376,900 paundësh. Nëse pjesëtohen, kjo do të thotë që këngëtari i hitit “Shape of you” fiton 75,005 paund në ditë dhe 3,125 paund në orë.

Llogaritë gjithashtu zbuluan faturën e tij tatimore në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ishte 5,293,424 funte. Krahasuar me këtë, “Facebook” pagoi një taksë të korporatës në Mbretërinë e Bashkuar prej 5.1 milion paund.

Këngëtari ka thyer rekordet në vitin 2017 me albumin e tij “Divide”, i cili përmbante brenda hitet si: “Perfect”, “Shape Of You”, “Galway Girl” etj.