MENU
klinika

Deklarata

Ahmetaj: Duhet bashkëpunim politik, varfëria është prezente

05.10.2018 - 10:42

Duke iu përgjigjur interesit të medias,Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se duhet të bëhet më shumë nga të gjitha partitë politike për të frenuar varfërinë në Shqipëri.

Ai pranoi se varfëria është një nga “plagët” e shoqërisë shqiptare, duke theksuar se përballja me këtë fenomen duhet të intensifikohet, pasi sipas tij, ajo nuk mbaron me një mandat qeverisës.

Ministri Ahmetaj shtoi faktin se Banka e Shqipërisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në monitorimin dhe mbikëqyrjen e politikave fiskale.

“Varfëria luftohet me reforma. Ka nevojë për një reflektim edhe për partitë politike, ulja e saj është një qëllim për të gjitha qeveritë dhe partitë. Këtu mund të vërtetojmë se çfarë do të thotë të bësh reforma të thella. Jam i bindur se qytetarët do të thonë se Shqipëria ka varfëri në Tiranë, Durrës, po ore po, patjetër që ka varfëri. Në çdo 6 mujor ka rritje ekonomike. Puna e Bankës së Shqipërisë është për t’u vlerësuar, qoftë në aspektin në uljen e kredive të këqija, qoftë në aspektin e inflacionit. Të hyrë vizitorë të huajnë janë 1.4 milionë, ka 26 për qind rritje në krahasim me vitin e kaluar. Rritja e pagave për mësuesit, ushtarakët, bonusi për bebet, taksa progresive. Rritja e pagave të administratës sërish, të gjitha këto janë konsekuencat e referomave. Kur bëjmë bilancin, një qeveri si kjo e jona nuk e ka luksin të mburret, por një reflektim duhet ta bëjmë”, tha Ahmetaj.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!