Aktori i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja, ishte një nga të ftuarit në emisionin e Luanës.
Ai gjatë programit pranoi që ishte fejuar, por duke qenë se bën shpesh shaka me këtë fakt konfirmimin e plotë e morëm në fund të emisionit.
Në lojën “Ndaje ose pije” Rezi u pyet për një postim që ka bërë disa javë më parë në Instagram. Bëhej fjalë për një foto me një vajzë të cilën ai e kishte fshirë më pas.
“Cila është ajo vajzë, pse e fshive foton dhe si quhet?” I zënë ngushtë nëse duhet të pinte gotën apo të thoshte emrin e vajzës, Rezi tha me humor: “E fshiva se nuk dua ta ndaj me të tjerët dhe emrin e ka si Lori”, u shpreh aktori duke zbuluar edhe emrin e vajzës.
Rezart Veleshnja është një nga aktorët besnik të Portokallisë, i cili këtë program humori e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij profesional përgjatë viteve.