MENU
klinika

“Jam në mjegull tani”

Aktorja e njohur rrëfen se vuan nga skleroza

21.10.2018 - 19:37

Përmes një postimi në llogarinë e saj të “Instagramit”, aktorja e njohur hollivudiane, Selma Blair ka rrëfyer se vuan nga skleroza e shumëfishtë. “Kam probleme”, ka shkruar ajo; “Ndonjëherë rrëzohem, ndonjëherë më bien gjërat nga duart, humbas ekuilibrin, kujtesa më bën numra vazhdimisht”.

Ylli i Cruel Intentions është diagnostikuar në muajin gusht, por simptomat duket kanë nisur vite përpara: Ajo thjesht nuk i kishte kuptuar. Dhe me sa duket, as mjekët. Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje kronike dhe pezmatuese e sistemit nervor qendror, të përbërë nga truri dhe palca e kurrizit.

Shumë mjekë besojnë se ajo është në thelb një sëmundje autoimunitare. E konsideruar e pashërueshme, MS shkakton probleme të shikimit, ekuilibrit dhe muskujve.

“Jam në mjegull tani”, ka shkruar Blair në mesazhin e saj, por shpresoj që duke folur hapur për sëmundjen time, do t’i jap shprese edhe të tjerëve. Edhe pse nuk shëron dot plotësisht, trajtimi mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave e për këtë nevojitet përdorimi i qetësuesve, terapia fizike për zbutjen e muskujve të ngurtësuar apo mjekime për të ngadalësuar avancimin e sëmundjes.