MENU
klinika

FOTO

AKU bllokon 2.5 ton peshk e karkaleca të ngrirë, gjobë subjektit

24.10.2018 - 09:32

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.5 ton peshk e karkaleca të ngrirë në një subjekt në Tiranë, pasi janë të degraduar nga kushtet e ruajtjes dhe nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare. AKU bën me dije se është vendosur gjobë ndaj subjektit.

Njoftimi i plotë i AKU:

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, specifikisht edhe në magazina frigoriferike.

Kështu gjatë një kontrolli në subjektin “ALB ORCA”, në Tiranë, me aktivitet “Magazinë Frigoriferike” u konstatua dhe u bllokua sasia prej 2.5 ton peshk dhe karkaleca të ngrirë të degraduar nga kushtet e ruajtjes (ngrirje – shkrirje e produktit si dhe kushtet higjieno-sanitare jo konforme); gjithashtu subjekti nuk dispononte dokumentacionin e duhur për gjurmueshmërinë e produktit.

Për sa më sipër ndaj subjektit u morën masa administrative me gjobë, 500.000 lekë si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon:

* operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU

* të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

"Ne nuk i dime motivet!"

Rama reagon për sulmin ndaj TCH

“Ja mesazhi që donin të përcillnin autorët”

Artan Hoxha zbulon detaje nga sulmi ndaj Top Channel

Rrëzohet edhe me vendim të Kolegjit Zgjedhor

Zgjedhjet e 14 majit/ Shuhet ëndrra e Berishës për kryetar i PD

Nga këshilltari i Ramës, te ish-deputetët e zëvendësministrat

Lista e PS për ‘qeverinë’ e Bashkisë së Tiranës