MENU
klinika

Reagon Daçiç

‘Amerika na ka ‘mbyllur’ gojën për Kosovën’

12.10.2018 - 14:15

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se Shtetet e Bashkua i kishin kërkuar qe te ndalte fushatën për anulimin e njohjeve te pavarësisë se Kosovës.

Gjate një interviste për mediat serbe, Daçiç deklaroi se kjo kërkese i ishte bërë gjatë vizitës që ai kishte zhvilluar në Nju Jork me kryeministren Ana Bernabiç por pa përmendur se nga kush ishte bere kjo kërkesë.

Amerikanët na kanë kërkuar që të mos u kërkojmë shteteve që ta tërheqin njohjen. Kjo ka ndodhur gjatë një takimi në Nju Jork ku isha me Kryeministren Ana Bërnabiç. Sipas palës amerikane në këtë mënyrë pala serbe është duke punuar kundër dialogut me Kosovën”- ka thënë Daçiç.

Daçiç ka thënë se qëllimi i tij është që Kosova e cila ka të regjistruara 116 shtete që e kanë njohur të mos njihet nga shumica e shteteve anëtare të OKB-së. Pra, Serbia synon që ky numër të ulet nën 96, nga 192 shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!

“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…