MENU
klinika

Misioni

Anija shqiptare “Lissus” shpëton 73 emigrantë në Egje

18.10.2018 - 09:37

Anija e Forcës Detare shqiptare ka marrë pjesë në dy operacione shpëtimi në detin Egje.

Anija me ushtarakë shqiptarë u erdhi në ndihmë 73 emigrantëve në bordin e dy gomoneve në emergjencë.

Brenda pak minutave, 33 personat e njërës gomone u imbarkuan në bordin e anijes Frontex. Në gomone ndodheshin 19 burra, 6 gra dhe 8 fëmijë sirianë

Në operacionin e dytë, Lissus shoqëroi një gomone me 40 emigrantë deri në imbarkim.