Ardit Gjebrea është kapur në befasi nga në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, kur një vajzë me emrin Gentiana kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh nënës së saj, pasi kishte humbur të atin prej pak kohësh. Në këto momente zonja Luiza i përmendi Arditit se edhe ai ka pak kohë që ka humbur nënë dhe se kjo pjesë është shumë e vështirë për ta, dhe moderatori u prek.
“Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që t’i jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi”- u shpreh Arditi.
Ardit Gjebrea e humbi nënën e tij vetëm pak kohë më parë dhe sigurisht që kjo gjë e ka trishtuar pa masë atë dhe familjen e tij.