MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Armë zjarri përsëri në Mat/ I plagosuri me urgjencë për Tiranë

17.10.2018 - 21:17

Në fshatin Bushkash të Matit, një person mësohet të ketë qëlluar veten me armë zjarri të tipit çifte.

Shtetasi i mbetur i plagosur, sipas të dhënave të Policisë, mësohet të jetë Gjovalin Rica.

plagoset me arme zjarri mat_konica.al
plagoset me arme zjarri mat_konica.al

Menjëherë pas ngjarjes, në vend është gjendur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave, të cilat kanë shtyrë këtë person të qëllojë ndaj vetes.

“Paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut”, sqaron policia.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.