MENU
klinika

Dossier/Pjesa e parë

Aromë panairi bio, në moton ‘’punojmë tokën’’

14.10.2018 - 19:51

Nga Eugent Kllapi/

Zhurmë, gjallëri dhe plot larmi nën këmbët e Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës. Ballë për ballë nënë Tereza me Universitetin Politeknik të Tiranës kundronin gjithandej aromë fshati. Fshati kishte marrë dhenë dhe stenda-stenda s’pushonte duke ofruar bio.

Ministria e Bujqësisë nuk rri duarbosh. Tak e fap ‘’punon tokën’’ me panair 3 ditor për prodhimet tradicionale shqiptare dhe për të mbështetur fermerët pak më shumë se gjithmonë me politikat e saj.

Një ngjarje e gëzueshme që zgjon dhe kryeqytetasit dhe fermerët e interesuar. Sheshi erdhi plot gëzim në datën 12 tetor me muzikë, këngë dhe aktivitete, gatime dhe promovime gjithfarëshe rreth bujqësisë.

Në ceremoninë e hapjes ndodhet edhe ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural i Shqipërisë, Niko Peleshi dhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, etj.

Sheshi nënë Tereza ashtu si dikur ‘’E shenjta’’ mirëpret këdo për ta ndihmuar atë. Dhe ajo është ‘’Mrekulluar’’. Ajo ka mbledhur gjithë fëmijët e saj, fermerët dhe gëzohet nga vetë aktiviteti.

Në fjalën e tij, ministri Peleshi, një nga politikanët më të suksesshëm në karrierën e tij profesionale dhe politike, përmend se kjo është një ngjarje e rëndësishme për të gjithë bujqësinë e vendit.

Peleshi ndër të tjera ngriti zërin për të ardhurat famijare dhe strategjinë që ka zgjedhur qeveria si prioritet agroturizmin dhe promovimeve tradicionale shqiptare.

Është një moto që duhet ta ndjekin të gjithë, jo vetëm Peleshi. Ai është i kënaqur me shtimin e femrerëve që ndjekin panairin. Shteti duhet ta stimulojë fermerin dhe kjo e ndihmon.

‘’Kemi rreth 600 fermerë, 39 bashki që marrin pjesë ku secila ka stendën e vet. Jemi në një vit të mbarë të bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit, peshkimit. Rritja me 18 për qind në gjashtëmujorin e parë të agropërpunimit tregon se bujqësia shqiptare sot, jo vetëm po konkurron me sukses dhe po rrit eksportet e veta, por po furnizon dhe agropërpunimin” deklaroi ai.

100 fshatrat janë fillimi i një nisme që zgjon për gjumi fermerin dhe i jep një shtysë më shumë, ashtu si dhe ky panair që gumëzhin në çdo stendë.

 

Por edhe fermerët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe me shtetin. Sa më ndërveprim, aq më tepër fryte bio. Peshkimi dhe bimët mediciale shqiptare duhet të jenë kampionët e bujqësisë.

Dhe kjo veprimtari gëlon me ndërmarrjen e politikave në favorizimim të agroturizmit në vend nga njëra anë, e vizitorët kuriozë nga ana tjetër.

Në të marrin pjesë 70 sipërmarrjeve ushqimore nga çdo kënd në Shqipëri, gjithë trevat, mijëra produkte bio unicitet dhe cilësi, shumëllojshmëri produktesh bujqësore dhe industriale shqiptare.

Duhet të konsumojmë shqip, duhet të shtojmë cilësinë, panairi është një gur themeli për ta promovuar këtë cilësi.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN