MENU
klinika

Telashe pa fund

Arrestohet reperja e famshme

01.10.2018 - 20:06

Kohët e fundit fama e Cardi B është rritur ndjeshëm duke u bërë një nga reperet më të dashura sidomos për moshat e reja, por njëkohësisht me të janë shtuar edhe telashet.

Pak kohë më parë, ajo u përfshi në një zënkë që pushtoi mediat rozë me Nicki Minaj, ndërsa tashmë është në telashe me policinë në Nju Jork.

Ajo u dorëzua mëngjesin e së hënës në polici pas akuzave se është bërë pjesë e një zënke me dy motra bariste në një klub nate.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 29 gusht, ndërsa dy motrat bariste pretendojnë se kanë mbetur të lënduara edhe pse nuk kanë marrë ndihmë mjekësore.

Cardi B me akuzat ndaj saj mund të qëndrojë në burg deri më 29 tetor, ndërsa avokati i saj tha jashtë stacionit të policisë se nuk ka asnjë provë që mund të dënohet reperja.