MENU
klinika

Durrës/Shtyrja e seancës

Atentati kundër Lul Berishës, dështon gjyqi për Ahmet Ajetin

25.10.2018 - 10:50

Ka dështuar sërish gjyqi për personin që i bëri atentat Lul Berishës, Ahmet Ajetin, pasi Berisha nuk është paraqitur ne seancën gjyqësore të parashikuar për ditën e sotme. 

Seanca eshte shtyre per ne daten 5 nëntor, ndërsa kjo është hera e tretë që Seanca gjyqësore tek Krimeve të Rënda ka dështuar, pasi nuk është bërë i mundur njoftimi i Lul Berishës.

Sipas motrës së tij, ai nuk ishte në Shqipëri. Nga ana tjetër, referuar të dhënave të sistemit TIMS, gjykata tha se Lul Berisha, rezulton të jetë brenda vendit.

Ajeti u ekstradua më 20 korrik nga Prishtina në Rinas nga Interpol Tirana, dhe mbahet i izoluar në qelitë e burgut 313 në Tiranë.

Sipas gjykatës deri në një vendim të ri të drejtësisë shqiptare ai do të ketë statusin e të dënuarit dhe do të qëndrojë në qeli.

Dyshohet se ekzekutimin e Lulzim Berishës, Ajeti do ta bënte për llogari të grupeve rivale të cilët një dekade më parë përplaseshin mes tyre.

Ajeti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles e Adriatik Colit. Pretendohet se është paguar me 80 mijë euro në vitin 2005 për të vrarë Lulzim Berishën.

Vetë Lulzim Berisha kreu disa vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal ndërsa prej disa muajsh ai është në liri me kusht po nga drejtësia shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN