11.10.2018 - 21:55
Edhe pse ishte pjesë e një festivali të madh, sërish një avion i Forcave Ajrore Australiane ka shkaktuar panik dhe ankth te banorët në Brisbane.
Avioni fluturoi pak metra nga ndërtesat e larta gjatë një festivali të madh. Aeroplani Boeing C-17 ishte pjesë e një shfaqje ushtarake ‘Riverfire’ në South Park.
“Ishim në prag të një tragjedie. Një gabim i vogël dhe gjithë ato ndërtesa do ishin shkatërruar e njerëzit do kishin vdekur”, tha një qytetar.
Video tregon aeroplanin gjigand që fluturon nëpër qytet drejt rrokaqiejve dhe që ngrihet lart në momentet e fundit për të shmangur përplasjen. Ndërsa qytetarët e tmerruar kanë telefonuar policinë.