MENU
klinika

Zbulime dhe libra

“Babai i psikologjisë dhe psikoterapisë”

19.10.2018 - 20:45

Autori dhe historiani Hauard R. Terner thotë: “Anekënd botës islame, spitali si institucion po zhvillohej në rrugë revolucionare, madje ato do të ndikonin në përparimin e shkencave mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor deri në kohët tona”.

Razisi lindi në shekullin IX në qytetin e lashtë të Rajit, që ndodhet në periferi të Teheranit. Ai është quajtur “mjeku më i madh i islamit dhe i gjithë mesjetës.”

Në dobi të mjekëve të tjerë, ky shkencëtar e mendimtar i paraqiti të shkruara metodat e tij eksperimentale, kushtet laboratorike, pajisjet që përdori dhe rezultatet.

Ai i këshillonte të gjithë mjekët të ecnin me të njëjtin hap si në zhvillimet e fundit të fushave të tyre përkatëse. Razisi pati një sërë arritjesh.

Punimet e tij mjekësore përmblidhen në veprën me 23 vëllime “Al-Havi” (Libri i gjithanshëm), që renditet ndër tekstet e rëndësishme mjekësore.

Thuhet se në këtë libër gjendet zanafilla e obstetrikës, e gjinekologjisë dhe e kirurgjisë së syrit.

Në faqet e 56 veprave të tij me tema mjekësore jepen përshkrimet më të lashta e të sakta të sëmundjeve të lisë e të fruthit. Gjithashtu, Razisi zbuloi se temperatura e lartë është një nga mekanizmat mbrojtës të trupit.

“Traktati i madh mjekësor” është shkruar nga kimisti iranian Rhazes (gjithashtu i quajtur RAZI). Traktati i madh është më i kërkuari nga gjithë veprat e tij.

Në këtë vepër, Rhazes ka përshkruar raste klinike nga përvoja e tij shoqëruar me komente shumë të dobishme për sëmundje të ndryshme. Traktati i lisë dhe i fruthit i Rhazes gjatë përhapjes së fruthit dhe të lisë kishte shumë ndikim në Evropë.

Veç kësaj, ai drejtonte spitale në Raj dhe në Bagdad. Falë punës që bëri atje me të sëmurët mendorë, ai u vlerësua si babai i psikologjisë dhe psikoterapisë. Përpos mjekësisë, Razisi gjeti kohë të shkruante libra për kiminë, astronominë, matematikën, filozofinë dhe teologjinë.

Rhazes ose AL Rhazi (860-923) është autori i një traktati me shumë vëllime prej 70 librash i quajtur “Kontinenti”, ku janë mbledhur njohuritë e tij, por edhe ato greke dhe kineze. Ai ishte vëzhgues dhe klinicist, studio temperamentet dhe fizionomoninë.

Përshkroi në mënyrë të admirueshme fruthin, linë dhe ethen skarlatinoze. (Skarlatina, sëmundje infektive. Manifestohet me inflamacion të grykës, ethe, vjellje, skuqje të lëkurës, temperaturë dhe kokëdhimbje.)

Është konsideruar si babai i Pediatrisë. Ai është autori i shumë parimeve që janë ende të dorës së parë, si: “Gjithë ajo që lexohet në libra nuk do të vlejë asnjëherë sa përvoja e vetë mjekut”.

 

(Marrë nga libri “Historia e Mjekësisë”, përgatitur nga Prof. Andrea Gudha)