MENU
klinika

Detajet

Basha akuzon Ramën: Si vidhen pasuritë publike nga oligarkët

07.10.2018 - 09:45

Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook, sipas të cilit PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliard euro. 

Në videon e publikuar nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë:

900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë.
753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks
252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në kēto 5 vjet.

lulzim-basha-konica.al
lulzim-basha-konica.al

Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit
Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.
Skualifikimet e padrejta të kompanive
Rregjistrim offshore i kompanive fituese
Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.