MENU
klinika

Akuza Prokurorisë

Basha: Donika Prela grisi fletëarrestin për Dakon

23.10.2018 - 20:47

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër prokuroren Donika Prela, ndërsa e akuzoi se ajo ka grisur fletëarrestin për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Lideri i partisë, e cilësoi Prelën ‘kamikaze’ të Ramës, që sipas tij po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.

“Kreu i celulës kriminale te Krimet e Rënda Donika Prela është autorja e grisjes së fletarrestit për Vangjush Dakon. Kamikazja e Edi Ramës po bën gjithçka të prishë hetimin për krimin elektoral të shitblerjes së votave mes Dakos dhe bandave të Durrësit dhe Shijakut.”, -shkruan në ‘Twitter’ Basha.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës