Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar për të diskutuar mbi aksionin opozitar në ditët në vijim.
Mësohet se Basha iu ka kërkuar deputetëve të bëhen gati pasi dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më ë shpejtë. Ai ka paralajmëruar zbulimin e skandaleve të tjera në ditët në vijim.
“Vendi është në kolaps total. PD do vazhdojë betejën për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne do përgatitemi intensivisht për zgjedhje dhe do i fitojmë ato.
Duhet të bëhemi gati, dita e përballjes me qeverinë mund të jetë më e shpejtë sevc e mendojmë. Skandale të tjera do të dalin. Minimumi 15 mandate nga PS janë të palegjitimuara, prandaj qëndrimi ynë me Parlamentin do të mbetet i njëjtë”, ka thënë Basha.
Kreu i PD gjithashtu ka deklaruar në mbledhje se është sugjeruar nga grupi hetimor arrestimi i Gjushit, por nuk është bërë nga Prokuroria.