MENU
klinika

Deklarata

Basha: Teatri ‘vija e kuqe’ për demokracinë, po hidhen para për Dakon

25.10.2018 - 14:02

Kur sot në Kuvend do të miratohet rrëzimi i dekretit të presidentit Ilir Meta për ligjin për teatrin Kombëtar, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Basha edhe njëherë i qëndroi deklaratës së tij se çështja e teatrit është ‘vija e kuqe’ për demokracinë në vend. Në një konferencë për shtyp lideri i PD-së tha se opozita do të qëndrojë në krah të qytetarëve dhe do të jetë kundër vendimit të qeverisë, që sipas tij është bërë njësh me krimin.

“I qëndroi plotësisht deklaratës që kam bërë. PD dhe unë e konsideroj këtë ligj antikushtetues dhe provë të qartë sesi shteti ka marrë krahun e grabitëse të drogës. Përballë nuk kanë vetëm opozitës por edhe ata artdashës që i përshëndes. Në një anë kemi interesin publik dhe nga një anë interesave kriminale që përfaqësohen nga oligarkët dhe nga deputetët e Ramës në Kuvend, një pjesë e mirë e tyre të ardhur me votat e kriminelëve. Ne do të kundërshtojmë me të gjitha format dhe mënyrat në krah të qytetarëve. Teatri do të jetë vija e kuqe për ne”, Basha.

lulzim-basha-konica.al
lulzim-basha-konica.al

Duke komentuar edhe arrestimet e fundit, shefi i PD-së shtoi se ky ishte një operacion për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve dhe për të shpëtuar peshqit e mëdhenj.

Sipas tij, peshku më i madh është kreu i Bashkisë së Durrësit , Vangjush Dako. Ai shtoi se po paguhen miliona për të fshirë urdhër arrestet në adresë të tij.

“Qëndrimi i opozitës është i qartë dhe unik. Nuk mund të pranojmë me që qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare për t’u hedhur hi syve. Sepse janë arrestuar disa peshq të vegjël.Ky aksion është për të larguar vëmendje ndaj peshqve të mëdhenj, peshk i madh është Vangjush Dakon. Pyetja është se kush nuk lejon arrestimin e Dakos? Sa para po shpenzohen për ta mbrojtura atë?”, tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës