Janë luajtur sot ndeshjet e raundit të katërt të Kampionatin Botëror të Volejbollit për Femra, që po zhvillohet në Japoni. Në Grupin D, Brazilit kaloi pa problem Kenian me rezultatin 3-0 (25-13, 25-10 dhe 25-16).
“Ylli” i këtij takimi për amerikanojugoret ishte Natalia Pereira me 12 pikë, ndërkohë që te kombëtarja afrikane formën më të mirë e shfaqi Emmaculate Cemtai me 9 pikë. Brazili gjendet në vendin e dytë në grup, 3 pikë pas Serbisë së vendit të parë, me të cilën ka humbur në ndeshjen direkte të hënën.
Serbia mundi pa probleme Kazakistanin 3-0 (25-18, 25-16 dhe 25-13). Lojtarja më e mirë për serbet ishte Milena Rasic, e cila shënoi plot 17 pikë, me 13 gjuajtje të sakta nga 15 të tentuara.
Te Kazakistani pikët ishin të shpërndara, ndërkohë ajo që finalizoi më shumë ishte Yana Petrenko me 7 pikë. Aktualisht, ballkanaset gjenden në vendin e parë në Grupin D me pikë të plota e pa asnjë set të humbur. Serbia konsiderohet një nga favorit për fitimin e trofeut.