MENU
klinika

Kampioni i trefishtë i Evropës

Briken Calja vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi”

04.10.2018 - 18:21

Një tjetër vlerësim për kampionin e peshëngritjes. Kampioni i trefishtë i Evropës në peshën 69 kg, Briken Calja, është vlerësuar sot nga Bashkia Cërrik me titullin “Qytetar Nderi”.

Gjashtë muaj më parë kampioni në peshëngritje vari tre medalje në qafë duke përfaqësuar Shqipërinë, por të vetmit që e pritën me festë kampionin ishin bashkëqytetarët e tij, a thua se “djersën” e kishte derdhur vetëm për të përfaqësuar ata, e jo të gjithë Shqipërinë.

Ditën e sotme vjen një tjetër gjest vlerësues për Brikenin dhe përsëri nga Bashkia e tij. Këtë çmim peshëngritësi e ka ndarë me familjen që kanë qenë pranë tij në këtë moment. Kryetari Bashkisë së Cërrikut, z. Altin Toska ka ndarë lajmin e dhënies së këtij titulli me ndjekësit e tij në facebook, duke shkruar:

Briken Calja
Briken Calja

“I dhamë sot titullin ‘Qytetar Nderi i Cërrikut’ kampionit të peshëngritjes Briken Calja me motivacionin “Për arritje të rezultateve të larta në sportin e peshëngritjes në rang kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfaqësuar me dinjitet vlerat e Bashkisë Cërrik. Jemi krenarë për Kampionin që ngriti lart vlerat e peshëngritjes në Bashkisë Cërrik e në Shqipëri. I urojmë atij suksese të mëtejshme në rrugën e zgjedhur!”

Ndërsa vetë Briken Calja shkroi në profilin e tij: Rrugë e gjatë e mbushur me fitore e humbje, ngritje e ulje, gëzim e lot por në të gjitha rastet plot besim dhe vullnet. Unë jam këtu sepse besova, besova te puna dhe vullneti i mirë për të lartësuar emrin dhe vendin që përfaqësoj.

Në momentin që besimi dhe vullneti takohen bashkë njeriu është i pamposhtur dhe ëndrrat janë kurdoherë të prekshme dhe të realizueshme. Nuk do të kisha arritur këtu pa mbështetjen maksimale të familjes sime të cilët i falenderoj pamasë.

briken calja
briken calja

Një falenderim i veçantë shkon për stafin tin i cili ka bërë dhe po bën një punë të shkëlqyer. Falenderim dhe mirënjohje me të gjithë personat që këtë vite më kanë mbështetur e punuar.

Nga zemra gjej mirënjohje për Çufo dhe Mojo për mbështetjen. Bashkisë Cërrik dhe kryetarit të saj Z.Altin Toska i jam mirënjohës dhe falenderues për vlerësimin e pamasë për këtë çmim kaq special. Nga zemra ju falenderoj pafund për mbështetjen!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampion Europe në Peshëngritje

Mori 3 medalje ari, Calja: Shteti, asnjë premio!