21.10.2018 - 17:19
Pasditen e sotme në Burrel, ka mbetur i plagosur aksidentalisht me armë zjarri një 20-vjeçar pas një konflikti mes dy personave të tjerë.
Policia bën të ditur se shtetasit O.D dhe E.C u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe më pas dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e dy personave, shtetasve O.D dhe E.C.