MENU
klinika

Bilanci i 9-mujorit

Bursa shqiptare, 13 mln euro transaksione

06.10.2018 - 10:39

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE po funksionon zyrtarisht që prej muajit Shkurt 2018. Referuar statistikave të publikuara në mënyrë periodike nga Bursa ALSE, tregojnë për një ecuri të kënaqshme të tregut sekondar zyrtar të titujve, në këtë periudhë të parë të fillimit të tregtimit.

Gjatë muajve të parë të aktivitetit në periudhën Shkurt – Shtator 2018 vlera e tregtimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE arriti në nivelin e 1.66 miliardë LEK, ose rreth 13.2 milionë euro, me një sasi (volum) prej më shumë se 94 mijë titujsh të tregtuar dhe një numër total prej 75 transaksionesh.

Pjesa më e madhe e tyre janë transaksione mes bankave (tregu ndërbankar), krahasuar me tregun me pakicë që janë transaksionet bankë-klient, apo klient-klient. Transaksionet mes bankave të realizuara në Bursë janë dominuese në vlerën e tregut (66% e totalit), dhe në sasinë e tregtuar të titujve (75.4% e totalit).

Pavarësisht se Bursa Shqiptare e Titujve ka marrë licensën në Korrik të 2017, tregtimi ka filluar zyrtarisht me 22 Shkurt 2018. Volumet dhe vlerat e tregtimit të titujve janë të kënaqshme duke marrë parasysh faktin që AMF ka kufizuar tregtimin në Bursën Shqiptare vetëm të titujve të borxhit të Qeverise për vitin e parë (bono thesari dhe obligacione thesari).

 

Analiza nga "Project Syndicate"

Bota është ende ‘në flakë’!

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Nga rritja e tyre tek shpërndarja e bonusit

Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve