Ministri i jashtëm Ditmir Bushati i është përgjigjur përmes një postimi në tëitter në lidhje me deklaratat e kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi.
“Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë @ediramaal që përfshiu në bisedime me fqinin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës #nacionalizëmpërtepsi”. -shkruan Bushati në twiter.
Në një deklaratë për mediat, në të cilën foli për financimet e shtetit grek në mediat shqiptare, Idrizi ironizoi ministrin Bushati ndërsa tha se : e ftojmë Ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkpunimin e turpshëm me homologun Kotzias të investuar direkt me Fonde Sekrete në dëm të interesave Kombëtare të Shqipërisë.