MENU
klinika

Takimi Bushati-Kneissl

Bushati-Kneissl/ Ministrja austriake: Vazhdoni reformat drejt BE-së

04.10.2018 - 15:36

Ministri Bushati tha se Shqipëria do të vijojë të zbatojë “detyrat” e paracaktuara nga Bashkimi Europian.

Këtë Bushati e deklaroi në një takim me homologen austriake, Karin Kneissl, e cila shprehu gatishmërinë e Austrisë për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit.

Ministrja e Austrisë iu përgjigj interesimit të gazetarëve i cili kishte të bënte me rolin e Europës në Referendumin e 30 shtatori në Maqedoni.

Për temën e nxehtë mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e kufijve, ministrja nga Austria deklaroi se kjo është një temë e ndjeshme, e cila duhet që të zgjidhet mes vetë palëve, por duke mos kursyer ndihmën në rast nevoje.

Përsa i përket negociatave mes Shkupit dhe Athinës, unë kam pritur të dy kryeministrat e të dy vendeve në Vjenë. E di që tashmë po behën një sërë interpretimesh, por mendoj që këto palë duhet të shkojnë përpara. Ndërkohë do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë, duhet të kemi mbështetje edhe të partnerëve të tjerë të BE. Vjena është më afër Shqipërisë, për shkak edhe të Diasporës shqiptare. E gjitha kjo shton interesin dhe kujdesin sepse kjo është në thelb të Komisionit Europian“.

E vetmja gjë që mund të bëjë është të shpreh inkurajimin për të përmbushur kushtet. Gjithnjë në interesin kombëtar i gjithë vendi duhet të jetë i bashkuar. Interesi kombëtar duhet të jetë në krye të punës. Ne kemi mirëpritur presidentët Thaçi dhe Vucic. Do të thoja se e gjitha kjo gjë është e mbështetur nga një sërë vendesh. Kufijtë na kanë bashkuar, askund në botë nuk ekziston një kufij natyral, shkëmbimi duhet të trajtohet me kujdes”, ka thënë ministrja e jashtme austriake, Kneissl.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN