MENU
klinika

Deklarata e ministrit

Bushati ‘sulmon’ Serbinë: Retorikë e shekullit XIX me Kosovën

03.10.2018 - 10:57

Në konferencën “Serbët dhe shqiptarët”, të mbajtur paraditen e së mërkurës në Tiranë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, sulmoi politikën serbe duke thënë se në lidhje me Kosovën ka një “retorikë të shekullit XIX që nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve”.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotshme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”, tha Bushati.

Bushati tha se Lugina e Preshevës është lënë në harresë nga Serbia dhe kjo është një e vërtetë e hidhur.

“Marrëdhëniet me Serbinë janë në progres. Mes dy vendeve pika të përbashkëta për pakicat kombëtare. Lugina e Preshevës është lënë disi në harresë në krahasim me pjesët e tjera të Serbisë. Besoj se kjo është një e vërtetë dhe rasti i Luginës është një nga ato të vërtetat e hidhura. Duhet një vendimmarrje e shtuar e politikës. Mirëpresim çdo hap pozitiv për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Serbia nuk e ka kristalizuar ende rrugën për në NATO”– tha Bushati.