MENU
klinika

Montserrat Caballe

Caballé nuk është më, po tani?

08.10.2018 - 17:26

Para disa ditësh u nda nga jeta diva e muzikës operistike Montserrat Caballé dhe asnjë shqiptar nuk gjeti kohë të shkruante dy fjalë për këtë legjendë botërore ndërsa gjithë koha duket se u shit karshi ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend, sigurisht të ndërlidhura nën keqkuptimin klasik mes artit dhe krimit.

Paskësaj natyrshëm të vjen të dëgjosh se si një nga ariet më të famshme të kënduara prej Caballé “O MIO BAMBINO CARO” nga opera e Gianni Schicchit (1918) dhe me libretin e Giovacchino Puccini-t, është kaq koherente edhe sot.

Megjithëse e kënduar nga shumë soprano si përshembull Dame Joan Hammod (e cila fitoi një rekord të artë në vitin 1969 me 1 milion kopje të shitura të kësaj arie), vlen të theksohet se në Mynih të vitit 1990, Montserrat theu çdo parashikim dhe hipnotizoi një botë të tërë, e cila do të vazhdojë të rrotullohet njëjtë nga zëri i saj dhe çdo vepër operistike që la pas.

Një grua me shumë humor, e cila në vitin 2012 shakaja dukej se nuk do t’i fekste më buzëve nga goditja e parë në zemër, por në fakt nuk ndodhi. Legjenda e muzikës spanjolle do të vijonte betejën e fundit, e cila për fat të keq përfundoi në dhomën e një spitali këtë fillim tetori.

Historia na ka treguar se Caballé mësoi si të mos dorëzohej veçanërisht pasi Freddie Mercury e refuzoi, duke mos dashur të këndonte atë që vite më vonë do të kthehej në tratidë. Duetin mes rrymave të ndryshme.

Montserrat Caballé, do të mbesë një model i ndërgjegjes dhe mendimit estetik me atë qëndrim që mbajti për 85 vite me rradhë ndaj realitetit tonë të grishtë duke krijuar vlera të cilat mesa duket nuk kanë më të njëjtat funksione për ne të gjallët që kultivojmë vetëm antivlera.

I.A

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN