MENU
klinika

10 parime të shëndetshme

Çdo të thotë disiplinimi i fëmijëve?

17.10.2018 - 21:07

Një ditë po vështroja një familje nga dritarja e dhomës sime. Djali po luante i lumtur disa hapa larg nënës së tij.

Herë pas here kthehej te prehri i saj për një përqafim rilidhjeje të shkurtër dhe pastaj vraponte për të luajtur përsëri.

Duke u larguar ai kthehej nga nëna dhe merrte aprovimin e saj për këtë veprim. Lëvizja e shkurtër e kokës së saj dhe buzeqeshja i thonin:‘vazhdo se je në rregull’, dhe ai me besim eksploronte lodrat e tjera.

Ato pak herë që fëmija bëhej shqetësues nëna lidhej me shikime sy me sy me të dhe ai qetësohej. Kishte te fëmija një autoritet prindëror të shkëlqyer.

Ata nuk kishin nevojë të thërrisnin, ndëshkonin apo ta tërhiqnin zvarrë fëmijën. Ata kuptonin njeri-tjetrin me sy dhe dinin ta lexoheshin pa fjalë.

Ishte një besim dhe mirëkuptim reciprok do të tregonte Dr. William Sears, në një nga librat e tij për mirërritjen e fëmijëve.

Por ajo që mendojnë prindërit, shpeshherë gabim, është se fëmijët janë një fletë e bardhë dhe ti mund të shkruash ç’të duash. Në fakt jo, fëmija juaj nuk është një fletë e bardhë ku ti mund të shkruash dëshirat e tua sesi do që ky fëmijë të jetë.

Personaliteti i fëmijës suaj orientohet nga ju, por nuk formohet nga ju, duhet të merrni në konsideratë individualitetin e fëmijës.

Në vazhdim ne do t’ju tregojmë 10 parimet bazë që do t’ju ndihmojnë të krijoni të njëjtën lidhje, respekt dhe disiplinë si shembulli që ju treguam më lart.

1.Krijoni lidhje të hershme

Lidhja me fëmijën krijohet shumë herët, ndoshta dhe pa lindur ai, që kur është në barkun e nënës. Për këtë arsye duhet ta njihni fëmijën tuaj.

Kjo është në intuitën e prindërve. Kjo ka njëfarë misticiteti i cili bën konfuzë prindërit.”Po çfarë është kjo intuita, unë as nuk e di që e kam, si mund t’i besoj asaj”, do të thoshte një prind.

2.Njiheni fëmijën tuaj

Tre fjalë magjike. Prindër përpiquni të njihni fëmijën tuaj, një zemërim i një fëmije dy vjeç kërkon tjetër mënyrë sjelljeje nga zemërimi i një fëmije 4 vjeç. Mësoni të lexoni fëmijës suaj përgjatë viteve.

3.Ndihmojini fëmijët tuaj ta respektojnë autoritetin

Nderojeni nënën dhe babain tuaj! Që ta keni respektin e fëmijës, filloni si prindër të qetë dhe kutptues për fëmijën tuaj.

Jeni personat që femija beson se e kuptoni dhe i përgjigjeni nevojave të tij që në orët e para të jetës dhe pastaj kaloni në rolin e prindit edukues. Respekti bazohet te besimi. Shumë prindër ngatërrojnë të qenit përgjejgjës me të pasurit nën kontroll.

4.Vendosni limite, krijoni strukturë

Themeloni rregulla, por edhe krijoni kushte për të bërë të mundur që këto rregulla të zbatohen. Pjesa e vendosjes së limiteve është që t’i thuash “jo” një fëmije që do të eksplorojë gjithçka të rrezikshme ose jo.

Krijimi i strukture është që shtëpia të bëhet e përshtatshme për fëmijën, në mënyrë të tillë që t’i krijojë fëmijës një ambient të sigurt për të luajtur, eksploruar dhe mësuar.

5.Prisni bindje

Ne si prindër vendosim limite, por harrojmë se fëmijët vazhdimisht i testojnë këto limite për të parë se deri ku shkon liria e tyre.

Por ne nuk duhet të harrojmë se fëmijët kanë nevojë t’i kuptojnë këto limite pasi mesazhi që ata marrin, shpesh nuk ka lidhje me limitet që ne vendosim dhe në vend të bindjes ne duhet të jemi të përgatitur për të patur mosbindje.

6.Model disipline

Modeli është një shembull që fëmija imiton. Por ne nuk mund të jemi të përkryer, asnjë prind nuk është. Por mos harroni se ju jeni njerëzit e parë që fëmija sheh dhe njeh.

Ju jepni përkujdesjen e parë, figurat e para me autoritet, shoku dhe shoqja e parë, mashkulli dhe femra e parë. Një pjesë e juaja bëhet pjesë e fëmijës suaj. Ndaj përpiquni të jeni modele të mira.

7.Ushqeni vetëbesim te fëmija

Një fëmijë që ndjen se ka të drejtë, vepron drejt. Fëmija që nuk ndihet i vlersuar nuk vepron drejt, kjo bën që prindërit të mos kenë besim tek ai keshtu që ai ka më pak besim te vetja.

Sa më shumë sjellje të keqia, aq më shumë dënime, në këtë mënyrë rritet inati i fëmijës, ulet vlerësimi i tij për veten dhe kjo çon në sjellje të tjera të keqija.

8.Jepini formë sjelljes suaj

Një prind është si një lulishtar, i cili punon me kopshtim e tij dhe gjithashtu vendos se çfarë do të shtojë aty.

Qëllimi është që prindi të instalojë brenda fëmijës se cila është sjellje e pranueshme dhe cila jo. Fëmijët mësojnë të sillen mirë apo keq sipas reagimeve që marrin nga figurat me autoritet.

9.Rritni fëmijë qytetarë

Një nga mënyrat më të mira për të krijuar qytetarë të mirë është që të rrisim fëmijë të ndjeshëm.

10.Flisni dhe dëgjoni

Foli fëmijës me respekt ashtu siç dëshiron që ai të të flasë ty. Përveç të mësuarit sesi duhet t’i flasësh fëmijës një rëndësi të madhe ka të dish si ta dëgjosh atë.