MENU
klinika

Së pari...

Çfarë duhet të bëni që bateria e telefonit tuaj të zgjasë?

09.10.2018 - 13:30

Aparatët celularë sa vjen e bëhen pjesë e rëndësishme e së përditshmes tonë madje një mjet i domosdoshëm. Asnjëri prej nesh nuk mendoj se do të rezistonte për një kohë të gjatë pa shfletuar rrjetin social të preferuar. Nëse jo per këtë, do ta merrte në dorë qoftë edhe për një telefonatë.Por duket se me zhvillimin e teknologjisë dhe kapaciteteve shkurtohet kohëzgjatja e batërisë dhe koha që duhet për të karikuar një smart-phone është relativisht e gjatë. Pjesa më e madhe e njerëzve e konsiderojnë rënien e baterisë si gjënë më irrituese.

Kompanitë celulare nga ana tjetër kanë vite të tëra që nuk tentojnë të përmirësojnë përformancën e baterisë tek telefonat. Por, për fat të mirë ka disa mënyra që të mund të bëjmë që celulari ynë të mbajë për më tepër kohë baterinë e vet. Ja se çfarë duhet të bëni

1. Bllokoni notifikacionet nga programe që nuk na interesojnë në çdo kohë si p.sh “Youtube”etj

2.Çaktivizoni  sinkronizimin automatik (auto-sync data)

3.Heqni lokacionin (GPS)

4. Ul ndriçmin e ekranit (brightness)

5.Çinstalo  aplikacione të panevojshme që nuk i përdorim

6. Hiq  vibrimin nga zilja e telefonit

7. Fik 3G kur nuk jeni duke përdorur internetin

Këto janë të gjitha mënyrat që do të optimalizojnë kohën që celulari juaj të mbajë sa më gjatë bateri dhe të mos fiket.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN