MENU

Dshm. Alketa Qosja (Hoxha)

Çfarë duhet të dini për lëkurën e një foshnje!

24.10.2018 - 16:45

Nuk ka asgjë të ngjashme me lëkurën e butë dhe delikate të një fëmije.

Asgjë në botë nuk krahasohet me një bebe të inatosur nga skuqja e pelenave ose ndonjë gjendje tjetër e lëkurës. Ndërsa fëmija juaj është i përsosur, lëkura e tij ndonjëherë nuk mund të jetë e tillë.

Shumë fëmijë janë të prirur për acarim të lëkurës në muajt e parë të tyre. Ja së çfarë duhet të dini dhe mund të bëni për këtë. Të sapolindurit janë të prirur për të patur rash (puçrra, skuqje) të lëkurës. Shumica e rashit të lëkurës te fëmijët nuk shkakton dëm dhe largohet vetë.

Ndërsa kujdesi për lëkurën e foshnjës mund të duket komplekse, duhet t’i bëni vetes tre pyetje të thjeshta:

– A mund të trajtohet kjo gjendje e lëkurës në shtëpi?
– Cilat sëmundjet e lëkurës që kanë nevojë për trajtim mjekësor në spital?
– Çfarë mund të bëjmë që problemet e lëkurës të mos ndodhin?

Shmangni rashin nga pelenat

Nëse fëmija juaj ka lëkurë të kuqe rreth zonës së pelenës, atëherë ju keni të bëni me atë që quhet rashi i pelenave.

Shumica ndodh për shkak të acarimit të lëkurës sepse:

– Pelena janë shumë të ngushta;
– Pelenat e lagura janë lënë për një kohë të gjatë;
– Një markë e veçantë e detergjentit, pelenave ose letrave të njoma me të cilat fshini fëmijën mund ta krijojë rashin.

Ju mund të shmangni skuqjen e pelenës nëse: mbani zonën e pelenës të hapur në ajër për aq kohë sa të jetë e mundur, ndrysho pelenën e fëmijës sapo të laget ose ndotet.

Gjithmonë lajeni foshnjën dhe mos përdorni letra të njoma për ta pastruar. Nëse acarohen pas banjës me ujë të ngrohtë, në zonën urogjenitale, thajeni dhe vendosni krem me oksid zinku.

Çfarë duhet të bëni me “puçrrat në fytyrë”?

Foshnjat që kanë “puçrra në fytyre” në fakt nuk janë me të vërtetë puçrra si adoleshentët. Hulumtimet sugjerojnë së mund të jetë e lidhur bllokimin e gjëndrave të yndyrës dhe të djersës në fytyrën e foshnjës suaj dhe jo me puçrra të infektuara.

Këto puçrra në hundë dhe faqet e foshnjës zakonisht pastrohen vete për disa javësh. Pra, nuk keni nevojë të trajtoni aknet e foshnjës ose të përdorni locione.

Shenjat e lindjes

Shumë fëmijë kanë këto shenja të lindjes – më shumë së 1 në 10. Këto shenja nuk janë të trashëguara. Ata mund të jenë që kur fëmija juaj lindë, ose mund të shfaqen disa muaj më vonë.

Në përgjithësi këto shenja nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar dhe nuk kanë nevojë për trajtim. Por nëse kjo ju shqetëson, bisedoni me pediatrin tuaj.

Ekzema në fytyrat e foshnjave

Është një pjesë lëkure, sidomos në fytyrë që paraqet skuqje të shoqëruar me kruarje, që mund të ndodhë në përgjigje të një shkaku të caktuar.

Kjo është një gjendje e zakonshme te fëmijët që kanë një histori familjare të astmës, alergjive ose dermatiteve atopike. Ekzema mund të shfaqet në fytyrën e foshnjës suaj si një rash i skuqur.

Me kalimin e kohës, ajo bëhet e trashë, e thatë dhe me luspa. Ju gjithashtu mund ta shihni atë në bërryla, gjoks, krahë, ose prapa gjunjëve.

Për ta trajtuar atë, identifikoni dhe shmangni çdo shkak. Përdorni sapunë të butë dhe detergjentë të posaçëm, dhe aplikoni sasi të moderuara të kremrave zbutës. Ekzema në formë më të rëndë duhet të trajtohet me barna pas konsultës me mjekun.

Lëkurë të thatë

Ju ndoshta nuk duhet të shqetësoni nëse i porsalinduri juaj ka lëkurë të thatë pasi shpesh kjo ndodh nëse fëmija juaj lind pak me vonesë ose mbi 41 javë. Lëkura e shëndetshme është krejtësisht normale e butë dhe me lagështi.

Nëse lëkura e thatë e foshnjës suaj nuk pastrohet dhe të kthehet në të shëndetshme atëherë duhet që të bisedoni me pediatrin e fëmijës suaj.

Krusta të shprehura në lëkurën e foshnjës

Krustet në lëkurën e foshnjës mund të shfaqen gjatë muajit të parë ose të dytë. Zakonisht ato vetëpastrohen brenda vitit të parë, i quajtur ndryshe si dermatiti seborrheik.

Ajo shfaqet si një skuqje me luspa, të kuqe, zakonisht shfaqen në kokë, vetulla, qepalla, anët e hundës ose pas veshëve. Pediatri juaj do të rekomandojë trajtimin më të mirë për fëmijën tuaj.

Kjo mund të përfshijë një shampo të veçantë, vaj të foshnjave ose dhe kremra të caktuara.

Lëkurë e irrituar me puçrra të vogla si gjemba

Zakonisht shfaqet në pjesët e trupit të foshnjës që janë të prirur për t’u djersitur, si në qafë, zona e pelenave, zona e sqetullës etj. Një mjedis i freskët, i thatë dhe rroba të lirshme janë të gjitha që ju duhet për ta trajtuar atë.

Lëkura e foshnjës nuk ka nevojë për përdorimin e pudrave

Nuk është e nevojshme që të përdorni pudër për të lyer lëkurën e foshnjës suaj pasi bllokoni poret e lëkurës duke i sjelle probleme dhe gjithashtu foshnja i thith ato duke çuar edhe në probleme të rrugëve të frymëmarrjes.

Prandaj është mirë të shmangni përdorimin e tyre në foshnjën tuaj.

Milia në fytyrën e foshnjave

Më shumë së gjysma e të sapolindurve kane disa pika të bardha të njohur si milia. Ato shfaqen zakonisht në hundë dhe fytyrë, ata janë shkaktuar nga gjëndrat e yndyrës të bllokuara nga lëkura.

Milia nganjëherë quhet “aknet e foshnjës” por kujdesi i lëkurës për miliet është i lehtë: Meqenëse gjëndrat e fëmijës suaj hapen për disa ditë ose javë, ato zakonisht zhduken dhe nuk kanë nevojë për trajtim.

Pika të bardha në mukozën e gojës ose gjuhën e foshnjës

Këto shpesh shfaqen pasi fëmija juaj ka pasur përdorim të antibiotikëve. Shfaqen në gjuhë dhe në gojë dhe duket si qumësht i tharë dhe shpesh shoqërohet edhe me një skuqje të lehtë të zonës urogjenitale.

Bisedoni me pediatrin tuaj: kjo situatë është trajtuar me një ilaç anti-fungal të lëngshëm dhe po ashtu një krem antifungal përdoret për skuqjen e zonës urogjenitale.

Këshilla për larjen e rrobave

Shmangia e skuqjeve të lëkurës do ta mbajë fëmijën tuaj të qeshur dhe të lumtur. Prandaj përdorni një pastrues të butë për të larë gjithçka që prek lëkurën e foshnjës, nga shtrati dhe batanijet, peshqirët dhe madje edhe nga rrobat tuaja. Ju do të ulni rrezikun e rritjes së ndjeshmërisë ose acarimit.

Lëkura e verdhë tregon për ikterin apo verdhëzën e foshnjës

Verdhëza është një ngjyrosje e verdhë e lëkurës dhe syve të foshnjës. Zakonisht shfaqet 2 ose 3 ditë pas lindjes dhe është më e zakonshme në foshnjat e parakohshme.

Është shkaktuar nga një shtim i bilirubinës. Gjendja zakonisht zhduket nga java e 2-3 të e jetës deri në fund të muajit të parë.

Shikoni për djegien e foshnjave

Dielli është shumë i mirë, por ekspozimi i zgjatur i lëkurës së foshnjës rrit rrezikun e dëmtimit të diellit. Ju mund të përdorni baby krem te foshnjat në çdo moshë. Përdorimi i kapeleve dhe çadrave janë gjithashtu ide të mira.

Por për mbrojtjen më të mirë nga djegia e diellit, mbani fëmijën tuaj rreth 10-20 min të ekspozuar në rrezet e diellit, gjatë 6 muajve të parë të jetës. Për djegien e diellit të butë, aplikoni një leckë të ftohtë në lëkurën e foshnjës për 10-15 minuta disa herë në ditë.

Për më shumë djegie nga dielli, flisni me pediatrin e fëmijës suaj. Aplikoni kremin për mbrojtje nga dielli në zonat e lëkurës së fëmijës suaj që nuk mund të mbulohen me rroba.

Ju gjithashtu mund të përdorni oksid zinku tek hunda, veshët dhe buzët e fëmijës suaj. Mbulo pjesën tjetër të lëkurës së foshnjës me rroba dhe një kapelë të gjerë.

Produkte të kujdesit të foshnjës

Të blini në pazar për produktet e kujdesit të lëkurës për foshnjat? Sa më pak aq më mirë. Shikoni për produkte pa ngjyra, aromë, ftalate dhe parabene – të gjitha këto mund të shkaktojnë acarim të lëkurës.

Nëse keni dyshime, bisedoni me pediatrin tuaj për të parë nëse një produkt është i përshtatshëm.

Shmangia e problemeve të lëkurës në kohën e banjës

Mos harroni, lëkura e të porsalindurit është e butë dhe e ndjeshme. Mbajeni lëkurën e foshnjës suaj të hidratuar duke e larë atë në ujë të ngrohtë për vetëm 3 deri në 5 minuta. Shmangni lënien për kohë të gjatë në ujë me sapun apo edhe zhytjen në të.

Masazh i foshnjës

Nëse skuqjet ose gjendjet e tjera të lëkurës e bëjnë fëmijën tuaj të acaruar, provoni masazhin e foshnjës. Butësisht masazhoni lëkurën e fëmijës suaj që jo vetëm të mund të ndihmojmë në nxitjen e relaksimit, por gjithashtu mund të çojë në gjumë më të mirë dhe të lehtësojë ose të ndalojë të qarët.

Kur duhet ta telefononi pediatrin?

Shumica e problemeve të lëkurës së foshnjës nuk janë serioze dhe urgjente, por disa mund të jenë shenja të infeksionit dhe kanë nevojë për vëmendje të shpejtë.

Nëse lëkura e foshnjës ka pika të vogla, të kuqe të purpurta, nëse ka pustula të verdha të mbushura me lëng, ose nëse fëmija juaj ka ethe dhe duket i përgjumur, gjithashtu i plogësht, menjëherë këshillohuni me pediatrin e fëmijës suaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbikëqyrja e veçantë nga prindërit

Kujdesi me përdorimin e ilaçeve te fëmijët