MENU
klinika

Dalin detaje

Çfarë i gjeti policia Stresit në dhomën e hotelit?

17.10.2018 - 22:30

Mbrëmjen e së mërkurës u bë publik lajmi se reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj është vënë në pranga nga policia.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, policia e Tiranës bëri zyrtar lajmin me një deklaratë për mediat, duke thënë se arrestimi i reperit është kryer pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, e cila po gjatë së mërkurës dha masën “arrest me burg” për Lushajn, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Policia njofton se reperi është arrestuar në një hotel në zonën e Linzës në Kryeqytet, ku gjatë kontrollit të ushtruar, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Kjo nuk është hera e parë që reperi Stresi është ndaluar nga policia. Në një rast bëri bujë lajmi kur ai arriti të arratisej nga komisariati ku ishte shoqëruar.