MENU
klinika

A do të rizgjidhet presidenti francez?

Çfarë po e “rrëzon” Makronin?

09.10.2018 - 11:36

Presidenti francez Emmanuel Macron shpreson që një riorganizim i qeverisë do të përmirësojë popullaritetin e tij dhe do ta rrisë atë. 

Në fund të shtatorit, një sondazh i madh nga grupi hulumtues Ifop zbuloi se popullariteti i Macron kishte arritur nivelin më të ulët që nga fillimi i mandatit të tij në maj 2017, me vetëm 29 per qind të të anketuarve që thoshin se ishin të kënaqur me udhëheqjen e tij.

Është e vërtetë që pasi që Macron erdhi në pushtet, imazhi i një presidenti të ri, të sigurt dhe të aftë, u rrëzua ngadalë, dhe tanimë kreu francez përballet me kritika.

Ai është akuzuar nga kundërshtarët e tij se është shumë idealist dhe larg kontaktit me realitetin.

Ai është kritikuar që i tha një kopshtari të papunë francez se mund të gjejë lehtësisht një punë nëse thjesht do të fillojë të shikojë në sektorë si restorantet apo ndërtimi.

Përveç kësaj, ka pasur një numër në rritje të krizave politike, të tilla si dorëheqjet e ministrit të tij të brendshëm Gerard Collomb dhe ministrit të tij të bujqësisë, Nicolas Hulot.

Edhe i ashtuquajturi skandali Benalla ka ndikuar shumë.

Macron ka njoftuar se do të ketë një riorganizim të qeverisë këtë javë në një përpjekje për të rritur popullaritetin e tij por megjithatë, presidenca e tij nuk duket sikur po shkon mirë.

Por a duhet t’ja adresojmë të gjithë këtë Makronit? Apo ekzistojnë faktorë të tjerë në lojë që e bëjnë të vështirë të arrish një president popullor në Francë?

“Ne jemi bërë një shoqëri konsumatore duke përdorur klasën e saj politike si një produkt”, thote historiani Garrigues për gazetën Le Parisien.

“Votuesit nuk besojnë më në ideologji, dhe pastaj refuzojnë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, përfshirë Presidentin e Republikës.”

Garrigues vazhdoi të thoshte se kohëzgjatja e shkurtuar e presidencës së kombinuar me mjedisin bashkëkohor të medias, me njerëzit që konsumojnë lajme me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë, ka çuar në tejkalimin e ekspozimit të presidentëve francezë.

“Prandaj ekziston një përhapje e arsyeve për pakënaqësi, protestë apo zemërim, duke dobësuar pak nga pak imazhin presidencial.”- tha ai.

Makron
Dhe Macron nuk është i vetmi në këtë situatë, argumenton Garrigues. Në fund të fundit, ish-presidentët Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande luftuan me të tilla situata gjatë mandatit të tyre pesëvjeçar.

“Nëse duam të ruajmë legjitimitetin e institucioneve, e cila bazohet në koherencë dhe jetëgjatësi, mandati shtatëvjeçar është një domosdoshmëri”, thotë historiani.

Ndikon edhe mënyra se si funksionon votimi. Macron fitoi vetëm 24 per qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Megjithëse ai kapi 66 për qind në raundin e dytë kundër Marine Le Pen, në të djathtë, në thelb vetëm një e katërta e popullsisë mbështeti fituesin.

Garrigues argumenton se dikur Charles de Gaulle erdhi në pushtet me një sasi të madhe votash për shkak të luftës, si dhe rritjes së fortë ekonomike të parë gjatë 1960, ndërsa Francois Mitterand ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në komunikimin me popullin francez. Dhe kjo, në veçanti, është diçka me të cilën Macron ka luftuar deri më tani.

Pra, në gjithë këtë situatë, a ka mundësi që Macron do të zgjidhet për një mandat të dytë?

Sipas Garrigues, është e vështirë të thuhet, megjithëse theksoi se ka disa faktorë në favor të Makron. Ai po bën kryesisht ato që ka premtuar, përfaqëson një “gjeneratë të re të politikës” dhe për momentin , partitë e socialistëve dhe të republikanëve janë shumë të dobëta dhe nuk përbëjnë një kërcënim të madh.

Por ndërkohë duket se ka një udhëtim të gjatë përpara nëse dëshiron që publiku francez ta pëlqejë përsëri e t’a rizgjedhë në një mandat të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN