E dëgjojmë këtë pyetje shumë shpesh nga prindërit e frustruar: Pse fëmija im ulet para ekranit të kompjuterit ku luhet një video-lojë dhe qëndron aty për orë të tëra?
Është pothuajse e pamundur të përqëndrohet në mësimin e shkollës.
Edhe kur diskutojnë me fëmijët se është koha për të fikur video-lojërat dhe të përgatiten për të ngrënë darkën, fëmija këmbëngul që të qëndrojë akoma para ekranit.
Duke parë këtë sjellje, prindërit pyesin:
A po luajnë fëmijët video – lojëra që i shkaktojnë çrregullime të përqëndrimit dhe i bën ata hiperaktive?
A i dëmton këta fëmijë luajtja në kompjuter me orë të zgjatura?
Apo përqendrimi intensiv i këtyre fëmijeve në video – lojëra nuk i rrezikon për çrregullime të përqëndrimit në fund të fundit?
Apel i veçantë
“Nuk ka asnjë dëshmi që TV apo video-lojërat të shkaktojnë çrregullime të përqëndrimit dhe hiperaktivitetit”, shpjegon Dr. Natalie Weder, një psikiatër i fëmijëve, i cili ka trajtuar shumë fëmijë me këtë çrregullim.
Shpërthimet e vëmendjes
Video – lojërat në mënyrë efektive mbajnë vëmendjen e fëmijëve, duke sfiduar përqëndrimin në pjesën tjetër të aktiviteteve të tyre. Por ajo që ndodh kur fëmijët përfshihen në video-lojëra nuk është e njëjta gjë si lloji i vëmendjes që kërkojnë detyrat të tjera.
“Aktiviteti i vazhdueshëm nuk nënkupton vëmendje të vazhdueshme”, thekson Dr.Ron Steingard, një psikiatër i fëmijëve dhe adoleshentëve në Institutin e Fëmijëve. Ai u shpreh, se: “Shpërthime të shkurtra të vëmendjes, nënkuptojnë shpërqëndrim momental të fëmijëve.
Këto lojëra zhvendosin fokusin nga gjërat e tjera dhe i japin kënaqësi fëmijëve kur ata përqëndrohen vetëm aty”.