MENU
klinika

Jeta e Chaplin

Charlie Chaplin: Kam fjetur me mbi 2000 gra

01.10.2018 - 18:07

Abuzimi seksual dhe shfrytëzimi i grave të reja nuk është asgjë e re në skandalet e Hollivudit. Por shoqëria vite më parë nuk ndante të njëjtën ndjeshmëri që gjendet sot. Gjeniu më i madh i epokës së filmave pa zë, Charlie Chaplin e provon këtë fakt, të paktën sa herë qē flitej rreth grave.

Ikona mbarë botërore mburrej me pushtimet e tij pa pushim dhe nuk e ka mohuar asnjëherë se ka fjetur me më shumë se 2000 gra gjatë jetës së tij. Kur u pyetën në një intervistë për të përshkruar gruan e tij ideale, Chaplin u përgjigj: «Nuk jam shumë i dashuruar me të, ajo është krejtësisht e dashuruar me mua

Thuhet se gratë e pjekura mund të kenë qenë më të vështira për Chaplin për t’i bërë të tijat. Ajo që dëshironte ishte të shkonte pas vajzave të reja. Romanca e tij e parë ishte me bashkë protagonisten e tij, 19 vjeçaren Edna Purviance. Katër vjet më vonë, kur ishte vetëm 29 vjeç, Chaplin njeh aktoren adoleshte 16 vjeçare Mildred Harris dhe menjëherë e harroi Ednën. Ai u magjeps aq shumë pas Mildred saqë i dërgonte vazhdimisht lule dhe e priste jashtë studios ku ajo punonte.

U dashuruan, u martuan, humbën një fëmijë dhe më pas u divorcuan. Pak pas divorcit, Chaplin, njihet me aktoren adoleshente 15 vjeçare, Lita Grey. E kishte parë për herë të parë tre vjet më parë kur ajo ishte vetëm 12 vjeç dhe kishte qenë me sa duket i fiksuar me të që nga ajo kohë. Lita së shpejti mbeti shtatzënë.

Chaplin nuk e dëshironte, por kishte frikë nga implikimet ligjore për marrëdhënie me të mitur dhe kështu u martuan. U ndanë vetëm disa vjet më vonë. Por, Chaplin nuk mbeti vetëm për kohë të gjatë, shpejt u lidh me një tjetër aktore të re. Emri i saj ishte Paulette Goddard, dhe ajo i kishte thënë Chaplin se ishte 17 vjeçe, ndërsa fatmirësisht, ishte në fakt 22.

Çifti shkoi për pushime në Lindjen e Largët, ku Chaplin më vonë pretendoi se u martuan edhe pse nuk ekzistojnë dokumenta të martesës. Chaplin ishte 54 vjeç kur u martua me gruan e tij të fundit, Oona O’Neill, e cila ishte 18 vjeçe në atë kohë, vajza e dramaturgut amerikan Eugene O’Neill. Të dy u martuan, patën tetë fëmijë së bashku dhe jetuan të lumtur. Chaplin më në fund gjeti dashurinë e tij të vërtetë, edhe nëse ajo ishte 36 vjet më e re se ai.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit