Mund të ndodhë që të flini shumë, mund të ndodhë që të flini pak, por asnjë nuk arrin të ndajë se cila është sasia e mjaftueshme e të fjeturit.
Në atë që sot përmendet si studimi më i madh në botë në lidhje me problemet e gjumit thuhet se si të flini pak ose të flini shumë gjumë, mund të dëmtojë trurin tuaj, raportojnë studiuesit.
Studimi përfshiu më shumë se 40,000 njerëz në mbarë botën që përfunduan një studim online dhe një sërë testesh të aftësive mendore si arsyetimi, kujtesa dhe aftësitë verbale.
Ata që flinin një mesatare prej shtatë deri në tetë orë në natë ishin më mirë se ata që harxhonin më shumë ose më pak gjumë gjatë një natë, tregojnë rezultatet paraprake. Rreth gjysma e pjesëmarrësve thanë se zakonisht flinin më pak se 6.3 orë në natë.
Studiuesit vunë në dukje një numër gjetjesh të habitshme. Shumica e njerëzve që flinin katër orë ose më pak dukej të ishin pothuajse nëntë vjet më të vjetër.
Arsyetimi dhe aftësitë verbale ishin dy nga aftësitë mendore më të prekura nga gjumi, ndërsa kujtesa afatshkurtër ishte relativisht e paprekur nga modelet e gjumit, thanë hulumtuesit.
Studimi u botua më 9 tetor në revistën “Sleep”.
“Ne me të vërtetë donim të evidentonim zakonet e gjumit të njerëzve në të gjithë globin.
Natyrisht, ka pasur shumë studime të vogla në lidhje me gjumin te njerëzve në laboratorë, por ne dëshironim të zbulonim se çfarë është gjumi në botën reale” u shpreh autori Adrian Owen, një studiues në Neuroscience dhe Imazheve Njohëse në Universitetin e Ontarios Perendimore, Kanada.
“Njerëzit të cilët u regjistruan na dhanë shumë informata për veten. Ne kishim një pyetësor mjaft të gjerë dhe na thanë gjëra të tilla si medikamentet që po përdornin, moshën e tyre, adresën ku jetonin dhe çfarë lloj edukimi ata kishin marrë sepse këto janë të gjithë faktorë që mund të kenë kontribuuar në disa nga rezultatet,” shpjegoi Owen në një edicion të lajmeve universitare.
Autori i studimit Conor Wild, një bashkëpunëtor hulumtues në laboratorin e Owen, tha: “Ne kemi gjetur se sasia më e mirë e gjumit për të mbajtur trurin tuaj në maksimum është shtatë deri në tetë orë çdo natë dhe kjo korrespondon me atë që do t’ju tregojnë mjekët për të mbajtur trupin tuaj dhe shëndetin tuaj në formën më të mirë”.
Shuma e gjumit që i nevojitet një personi varet nga shumë faktorë, duke përfshirë moshën.
Në përgjithësi janë të ndara sipas moshës, lexoni më poshtë:
Foshnjat (moshat 0-3 muaj) kërkojnë 14-17 orë në ditë.
Foshnjat (moshat 4-11 muaj) kërkojnë 12-15 orë në ditë
Fëmijë të vegjël (mosha 1-2 vjeç) kërkojnë rreth 11-14 orë në ditë.
Fëmijët parashkollorë (mosha 3-5 vjeç) kërkojnë 10-13 orë në ditë.
Fëmijët e moshës shkollore (6-13 vjeç) kërkojnë 9-11 orë në ditë.
Adoleshentët (moshat 14-17 vjeç) kanë nevojë për rreth 8-10 orë çdo ditë.
Shumica e të rriturve kanë nevojë për 7 deri në 9 orë në natë, për sa më shumë gjumë, edhe pse disa njerëz mund të kenë nevojë vetëm për 6 orë ose deri në 10 orë gjumë çdo ditë.
Të rriturit (moshat 65 vjeç e lart) kanë nevojë për 7-8 orë gjumë çdo ditë.
Gratë në 3 muajt e parë të shtatzënisë shpesh kanë nevojë për më shumë orë gjumë se zakonisht.