MENU
klinika

I ofrojnë 70 mijë dollarë!

Çmenduri britanikësh, nxjerr në shitje të dashurën

09.10.2018 - 12:00

Nga senet e vjetra te pajisjet teknologjike më të reja, eBay është kthyer në vendin e duhur për të bërë disa para me shitje online.

Megjithatë, shesh aty gjen të dalin në shitje edhe gjëra nga më të çuditshme, por ajo që ka bërë një britanik i ka befasuar të gjithë edhe pse tashmë edhe vetë autorin e ka bërë të vihet në një pozitë që ndoshta në fillim nuk e kishte menduar.

Dale Leeks, 34 vjeç, nga Essexi nxori në shitje të dashurën e tij prej një viti, Kelly Greaves, duke e menduar si shaka!

Bën zhurmë vazhdimisht, por nuk është e dëmshme”, shkroi 34-vjeçari për të dashurën e tij.

Ai kishte edhe një ide tjetër “interesante”, duke shkruar se mund ta ndërrojë atë me një modele më të re!

E nisi si shaka, por ndoshta tani po “tundohet”, pasi nuk vonoi shumë dh vetëm brenda 24 orëve oferta më e lartë ishte 70 mijë dollarë.