MENU
klinika

Marrëdhënia SHBA-Kosovë

Daçiç: Kosova nuk është më e përkëdhelura e SHBA-së

14.10.2018 - 15:29

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, pohon se nuk e di nëse është e saktë informata se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Sipas gazetës beogradase Blic, Daçiç ka thënë se lidhur me këtë çështje ka mësuar nga media, por përkujton se Amerika po përpiqet të jetë objektive ndaj Kosovës.

Mendoj se kjo është e mirë. Në përgjithësi, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në një defensivë të madhe. Nuk janë më një foshnjë e Perëndimit, por një problem. Ata janë pengesë për zgjidhje paqësore në Kosovë”, ka thënë Daçiç.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, thotë se pozita e Serbisë po bëhet gjithnjë më e fortë.

Njerëzit kanë një mirëkuptim për argumentet tona. Ne vazhdojmë politikën e tërheqjes së njohjeve”, tha ai.

Është raportuar se SHBA-të kanë shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin Agim Çeku, prej kur është shpallur aktakuza që ka të bëjë me veteranët e UÇK-së. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë