11.10.2018 - 13:39
U fol shumë në mediat rozë gjatë kësaj jave se ylli i “Fifty Shades Of Grey”, Dakota Johnson ishte në pritje të një fëmije me të dashurin e tij Chris Martin.
Aktorja, e cila është vajza e Melanie Griffith dhe Don Johnson, e rrëzoi poshtë menjëherë këtë histori, e cila duket se ka qenë e trilluar.
Këtë të mërkurë, aktorja 29-vjeçare u fotografua, ndërsa la një ambient ku praktikonte joga dhe si për t’i treguar të gjithëve se nuk ishte shtatzënë, kishte zgjedhur një veshje të ngushtë, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar.