Menu

Autoriteti i kancelares vihet në provë...

Datat kur Merkel do të “luftojë” këtë vjeshtë

11.10.2018

Trembëdhjetë vjet pasi Merkel mori postin e kancelares, “kriza” në qeverisjen e saj mund të arrijë kulmin këtë vjeshtë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Pas një revoltimi të papritur në grupin e saj parlamentar muajin e kaluar, takimi i Merkelit me delegatët e Bashkimit Kristian Demokratik në qytetin e lindjes së saj po formësohet si një provë vendimtare e autoritetit të saj.

Pas 18 vjetësh në drejtimin e CDU, Merkel ka sinjalizuar se do të kandidojë për një mandat tjetër për të qenë në krye të parties në konventë më 7-8 dhjetor. Qëndrimi i saj do të ndikohet nga kalendari politik i brendshëm dhe global para se të shkojë në Hamburg, një qytet nga ku Merkel u largua në vitin 1954 kur babai i saj, pastor Lutheran, u shpërngul në Gjermaninë Lindore.

Këtë vjeshtë Merkel ka disa data të rëndësishme në axhendë, që për atë mund të konsiderohen edhe sfida.

14 tetor: Zgjedhjet bavareze

Sondazhet sugjerojnë se Bashkimi Kristian Social i qeverisë, partia aleate me Merkelin në nivel kombëtar, mund të pësojë një rezultat historik të ulët prej rreth 35 përqind, një shenjë se politikat e saj lidhur me emigracionin nuk janë vlerësuar.  Mbështetja e CSU-së ka rënë ndjeshëm që nga zgjedhjet shtetërore të vitit 2013.

17-18 tetor: Samiti i BE

Migrimi, problemi më i madh i Merkel, do të jetë sërish në agjendë. Merkel ka  shumë për të humbur nëse udhëheqësit e BE nuk arrijnë të ofrojnë zgjidhje ose një marrëveshje të brishtëlidhur me këtë. Gjithashtu në agjendë është Brexit, ku Merkel “ka ngecur” midis mbrojtjes së parimeve të tregut të përbashkët të BE dhe interesit të industrisë gjermane për të shmangur shkëputjen e lidhjeve me Mbretërinë e Bashkuar.

28 tetor: Zgjedhjet në Hessen

Roli i Merkel në këtë votim rajonal është më i madh se në Bavari: partia e saj është në lojë dhe ka qeverisur për 19 vjet në Hessen, e cila përfshin Frankfurtin, ‘kryeqytetin financiar’ të Gjermanisë. Megjithëse CDU ka të ngjarë të mbetet partia më e madhe, sondazhet tregojnë se CDU dhe koalicioni i partisë së Gjelbër në Hessen janë në rrezik.

30 nëntor: Samiti i G-20, Buenos Aires

Pozicionimi i dobët në takimin dy-ditor në Argjentinë mund të ndihmojë në forcimin e qëndrimit të saj në kongresin e CDU. Megjithatë, me Trump dhe liderë të tjerë globalë gjithmonë ekziston rreziku që samiti mund të sjellë përplasje në mënyra të papritura dhe të dëmtojë Merkelin.

7-8 dhjetor: Konferenca e partisë CDU

Merkel nuk është përballur me një sfidë të vërtetë drejtuese që prej marrjes së CDU-së në vitin 2000.. Dy vjet më parë, delegatët e nxitur nga kriza e refugjatëve e rizgjodhën atë si kreun e partisë. Këtu do të sqarohet sesa kohë do të qëndrojë kreu i parties në atë post.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm këta mund ta rimëkëmbin BE-në...

”Motori revolucionar franko-gjerman”, Makron-Merkel

I zë vendin Putinit...

Bota në dorën e…?