MENU
klinika

Realitete Njerëzore

‘’Delegacioni’’, filmi që nis rrugëtimin ndërkombëtar

12.10.2018 - 11:07

Filmi “Delegacioni” do të nisë rrugëtimin e tij drejt Polonisë, ku do të jepet premierë botërore në Warsaw Film Festival në Poloni, në edicionin e 34-të të këtij festivali. Warsaw Film Festival hyn në mesin e festivaleve më të rëndësishme si Cannes, Venice, Berlin, Locarno, San Sebastian, Karlovy Vary, Tokyo, Moscow, Mar del Plata, Montreal, Shanghai, Cairo, Goa, dhe Tallinn, të quajtura ndryshe edhe festivale të Kategorisë A.

Warsaw Film Festival do të mbahet nga data 12 deri më 21 tetor. Filmi “The Delegation” vjen me skenar të Artan Minarollit, me regji të Bujar Alimanit, bashkëprodhim i NSH Bleri Production Kosovë, dhe me Art film Shqipëri, Zorba Production France dhe Graal films Greqi.

Blerim Gjinovci Producenti i këtij filmi, shpreson se ky film do të rrëmbejë edhe çmime në këtë festival. Ky film do të marrë pjesë edhe në festivale tjera si: Greqi, Gjermani, etj.

Filmi mundohet të sjellë ngjarje të problematikave të periudhës së komunizmit dhe pikërisht nga fundi i vitit 1990 në Shqipëri ku shprehen edhe problemet dhe sjelljet sociale në lidhje me regjimin.

Një delegacion i OSBE vjen në Shqipëri për zbatimin e të drejtave të njeriut, delegacion që ka ardhur me kërkesë të Qeverisë së Tiranës. Personi që kryeson delegacionin ka qenë shok i ngushtë shkolle diku në Pragë me një shqiptar.

 Ky kryesues do të flasë me shokun e tij shqiptar, të cilit do t’i besoj të vërtetën për këto të drejta apo shtypjen e demokracive në Shqipëri. E pikërisht këtë njeri, pra shokun e kryesuesit të delegacionit Qeveria Komuniste Shqiptare asokohe, para qysh 17-të viteve e ka futur në burg politik në Shqipëri. Dhe nga Ministria e Brendshme, shkon një makinë e sigurimit të shtetit për ta marrë nga burgu këtë njeri duke e sjellë urgjentisht në Tiranë, që t’i deponojë mikut të huaj që këtu çdo gjë shkon mbarë…

Ky skenar dhe regji e Artan Minarollit është thelbi i historisë që trajtohet. Minarolli ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në fillim të këtij projekt filmi dhe ky film është rikujtim për kontributin e tij. Në të luajnë një numër aktorësh shqiptarë të dashur për publikun si Viktor Zhysti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri etj. Pritet që ky film të ketë një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare të artdashësve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festivali i 75-të i Filmit

“Roma” rrëmben “Luanin e Artë”

Pret nominimin për “Oscar”

“Gardhi” nga Kosova triumfon në SHBA


Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Një krijim mbi Historinë, Stilistin dhe Mjeshtërinë artizanale

“Ti, Xhubleta e Re!”