MENU
klinika

Seancë e jashtëzakonshme

Kosovë/ Debat për korrigjimin e kufijve

31.10.2018 - 09:19

Të mërkurën mbahet seanca e jashtëzakonshme, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës në të cilën do të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo korrigjim të kufijve në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

LDK e cila ka thirrur seancën e jashtëzakonshme po ashtu kërkon që të miratohet një rezolutë e cila do ta ndalonte presidentin të flasë për territorin me shtetin serb.

kuvendi kosove
kuvendi kosove

 

Pas seancës së jashtëzakonshme, Kuvendi vazhdon me pikat e mbetura nga seancat e nisura më 13 dhe 14 shtator, si dhe të asaj më 15 tetor, për të vijuar më pas, edhe me vazhdimin e seancës së 18, 19 dhe 25 tetor.

Seanca e jashtëzakonshme fillon në ora 10:00. /Konica.al/